Fgj

Ligjëruesi Mauro Zarelli nga National Research Council of Italy (CNR) mbajti ligjëratë për studentët e FGJ-së

Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë në kuadër të Fakultetit të Gjeoshkencave, në Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, organizoi ligjëratën e radhës ndërkombëtare me ligjërues Mauro Zarelli nga National Research Council of Italy (CNR).

Tema e ligjëratës ishte:
“From Manufacturing to Nano-Reinforcement: Residual Stresses in Composite Materials and the Role of Nanofillers in Polymer Matrices”.

Gjatë ligjëratës u prezantuan aktivitetet kërkimore-shkencore të CNR-së, me fokus në materialet kompozite, streset e mbetura gjatë proceseve të prodhimit, si dhe roli i nano-mbushësve në përforcimin e matricave polimerike. Gjithashtu u diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunim akademik dhe shkencor në fushën e materialeve dhe metalurgjisë.

Në ligjëratë morën pjesë stafi akademik dhe studentët e programit Materiale dhe Metalurgji, ku u zhvillua diskutim mbi aspektet shkencore dhe aplikimet moderne të materialeve kompozite dhe nanomaterialeve.

Shperndaj ne: