Ballina

Marrëveshje bashkëpunimi me “Trepçën”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), përkatësisht Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Ndërmarrja Publike Trepça Sh.A., do të bashkëpunojnë bazuar në interesa të përbashkëta. Për këtë qëllim të enjten është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi nga rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva dhe dhe kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës”, Faton Ahmeti.

Memorandumit i Bashkëpunimit ka të bëj me avancimin e cilësisë dhe arritjeve profesionale në fushën e arsimit të lartë, krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në aspektin shkencor, akademik dhe praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja profesionale për tregun e punës brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu në dokumentin e nënshkruar janë  përcaktuar fushat dhe format e bashkëpunimit me qëllim të përfshirjes së studentëve në praktika profesionale, realizimit të projekteve kërkimore dhe zhvillimore, avancimit profesional të stafit, si dhe zhvillimit të aktiviteteve të tjera me interes të ndërsjellë.

Palët kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë në këto fusha: Hulumtime gjeologjike dhe xehetarë, hartimin dhe realizimin e projekteve të hapjes, përgatitjes dhe shfrytëzimit për minierat e ndërmarrjes dhe vendburimet e tjera nën administrim te Trepça Sh.A., projekte të përbashkëta për revitalizimin dhe modernizimin e flotacioneve, prova teknologjike për arritje e rezultateve me te mira ne flotacione, projekte te përbashkëta mbi aktivitetet e tranzicionit post-minerar etj.

B2
Shperndaj ne: