Prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu nga FTU po qëndron për mobilitet në Universitetin Yeditepe në Turqi
Prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore është duke realizuar mobilitetin e saj akademik në Fakultetin e Bioinxhinierisë dhe Gjenetikës të Universitetit Yeditepe në Turqi. Ky mobilitet i ofron mundësinë të zhvillojë njohuritë dhe kompetencat profesionale në një mjedis ndërkombëtar kërkimor dhe akademik.
Gjatë periudhës së mobilitetit, ajo është e përfshirë në aktivitete kërkimore dhe laboratorike në fushën e bioteknologjisë, me fokus në optimizimin e kushteve për prodhimin e metabolitëve sekondarë në bioreaktorë. Aktivitetet e saj përfshijnë pjesëmarrjen në punën laboratorike, monitorimin e proceseve eksperimentale, analizimin e të dhënave dhe njohjen me metodologji bashkëkohore të përdorura në kërkimin shkencor.
Mobiliteti realizohet nën mentorimin e prof.dr. Bahar Söğütmaz Özdemir, e cila mbështet zhvillimin e saj akademik dhe profesional përmes përfshirjes në aktivitete shkencore dhe kërkimore. Përveç tjerash, ky mobilitet përfaqëson një mundësi të rëndësishme për avancimin e njohurive teorike dhe praktike, si dhe për zhvillimin e kompetencave që do të kontribuojnë në karrierën e saj të ardhshme akademike dhe profesionale.
