4

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, më 12.05.2026, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të forcimit dhe avancimit të marrëdhënieve akademike dhe shkencore ndërmjet dy institucioneve. Marrëveshja është nënshkruar nga Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Prof. Dr. Nurten Deva dhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Akli Fundo.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë edhe Prorektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, Prof. Dr. Sabri Avdullahi, si dhe Dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, Prof. Assoc. Dr. Festim Kutllovci, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin akademik dhe shkencor të të dy institucioneve.

Kjo marrëveshje synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shkëmbimit të stafit akademik e studentëve, duke mbështetur gjithashtu zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike dhe kërkimore. Po ashtu, marrëveshja parasheh organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të tjera shkencore, si dhe shkëmbimin e publikimeve shkencore, teksteve mësimore dhe përvojave akademike, me qëllim avancimin e dijes, rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe fuqizimin e bashkëpunimit institucional.

3
Shperndaj ne: