Prof.dr. Zarife Bajraktari Gashi nga FGJ po qëndron në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në kuadër të projektit CEEPUS
Profesoresha e Fakultetit të Gjeoshkencave, prof.dr. Zarife Bajraktari Gashi, po qëndron në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në kuadër të projektit CEEPUS. Stafi akademik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë po vazhdon të intensifikojë angazhimin në kuadër të projekteve të ndryshme dhe shkëmbimeve në universitete në rajon dhe më gjerë.
