Maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas informohen për programet e studimit në UIBM
Maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre kanë vizituar të martën Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ata kanë parë për së afërmi kushtet e kampusit universitar dhe janë njoftuar për programet e studimit në vitin akademik 2026/27.
Maturantët janë pritur nga rektorja, prof.dr. Nurten Deva, shoqëruar nga prof.dr. Zarife Gashi si dhe stafi administrativ. Ata ju kanë uruar mirëseardhje dhe i kanë njoftuar për mundësitë që ofrohen në UIBM. Ajo potencoi kampusin modern, programet atraktive, bursat universitare, stafin profesional akademik dhe administrativ etj.
Në kuadër të fushatës promovuese për programet e studimit në vitin akademik 2026/27, po realizohen vizita në shkolla të mesme të komunave të ndryshme të Kosovës.

