M1.th

Memorandum Bashkëpunimi me Dhomën Britanike të Tregtisë në Kosovë (BCCK)

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të bashkëpunojë me Dhomën Britanike të Tregtisë në Kosovë (BCCK), në fusha me interes reciprok. Për krijimin e një kornize të përgjithshme për bashkëpunim institucional të enjten është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit nga rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva dhe drejtori ekzekutiv i CEO, Bekim Kastrati, si përfaqësues i BCCK.

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit janë paraparë edhe objektivat, si: Zhvillimi dhe forcimi i marrëdhënieve institucionale ndërmjet palëve, promovimi i bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të biznesit, akademisë, studiuesve, studentëve dhe profesionistëve, Nxitja e kërkimit shkencor, inovacionit, shkëmbimit të njohurive dhe zbatimit praktik të ekspertizës akademike, Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive për projekte dhe programe të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin arsimor, shkencor, teknologjik, ekonomik, mjedisor dhe shoqëror, Lehtësimi i bashkëpunimit ndërmjet bizneseve, institucioneve akademike, autoriteteve publike dhe palëve të tjera përkatëse të interesit etj.

Në këtë kontekst janë përfshirë edhe promovimi i ndërmarrësisë, zhvillimit profesional, aftësive dhe harmonizimit të ekspertizës akademike me nevojat e tregut të punës dhe të biznesit, nxitja e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar, përfshirë partneritetet me institucionet dhe organizatat britanike dhe ato të vendeve të tjera, krijimi i bazës për propozimin, zhvillimin, zbatimin, koordinimin dhe menaxhimin e projekteve të përbashkëta përmes marrëveshjeve të veçanta.

Në dokument janë përcaktuar qartë edhe obligimet e palëve për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit. Rektorja Deva dhe drejtori Kastrati, e kanë vlerësuar si një nismë të mirë që krijon mundësi si për komunitetin universitar ashtu edhe për biznesin.

M2
Shperndaj ne: