Fill

Ka filluar sesioni i fundit i trajnimeve në kuadër të projektit LEADALKO

Më 18 qershor 2026, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u zhvillua Moduli I 6 Zhvillimi i Mësimnxënies Cilësore, në kuadër të projektit Erasmus+ CBHE LEADALKO.

Trajnimi mblodhi stafin akademik dhe administrativ të institucioneve partnere si dhe institucioneve të ndryshme vendore si Institutit Pedagogjik dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të diskutuar dhe shkëmbyer përvoja mbi aspektet kryesore të sigurimit dhe përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë. Moduli trajtoi tema të rëndësishme si harmonizimi i strategjive institucionale me standardet evropiane për mësimnxënie cilësore, reforma e kurrikulave dhe përsosmëria pedagogjike, vlerësimi sistematik dhe sigurimi i brendshëm i cilësisë, si dhe roli i lidershipit dhe kulturës institucionale në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për mësimnxënie cilësore.

Përmes diskutimeve interaktive dhe shembujve praktikë, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi qasjet bashkëkohore për përmirësimin e proceseve të mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe për forcimin e mekanizmave institucionalë të cilësisë.

Ky aktivitet është pjesë e Programit për Zhvillimin e Lidershipit në kuadër të projektit LEADALKO, i cili synon forcimin e kapaciteteve udhëheqëse dhe mbështetjen e modernizimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri.

Fill1
Shperndaj ne: