Eskisehirteknik Universitesi

Studenti i FIMK-ut, Leart Hyseni, ka përfunduar me sukses mobilitetin semestral Erasmus+ në Universitetin Teknik të Eskişehirit në Turqi

Studenti i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, Leart Hyseni, ka përfunduar me sukses mobilitetin semestral Erasmus+ në Universitetin Teknik të Eskişehirit në Turqi, gjatë semestrit veror të vitit akademik 2025/2026.

Me rastin e kthimit, ai është pritur nga Prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Ass. Dr. Berat Ujkani, ku ka ndarë përvojën e tij akademike dhe kulturore nga mobiliteti.

Learti është studenti i katërt i FIMK që është kthyer nga mobiliteti gjatë këtij semestri, pas tre studentëve që realizuan mobilitetin në Riga Technical University (RTU), Letoni. Ndërkohë, 13 mobilitete të reja studentore janë në përgatitje e sipër, çka reflekton angazhimin e vazhdueshëm të FIMK-ut për ndërkombëtarizim dhe zgjerim të bashkëpunimeve akademike.

Shperndaj ne: