Njoftim: Homazhe për akademikun, Minir Dushi
Njoftohet stafi akademik dhe administrativ në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), se të martën (28 janar 2025) mbahen homazhe për nder të akademik, Minir Dushit, i cili ka ndërruar më 27 janar 2025. Homazhet e organizuara nga Komuna e Mitrovicës mbahen në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, prej orës 12:00 deri në orën 14:00. Kolektivi i UIBM niset nga kampusi universitar në orën 11:45!
