Njoftim për ligjëratat e SES Expert në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë – Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU) dhe Initiative for Agricultural Development of Kosovo (IADK), më 8 dhe 9 tetor 2026, në ambientet e FTU-së do të qëndrojë SES Expert Wilhelm Poeschel, i cili do të zhvillojë një seri ligjëratash profesionale për studentët dhe stafin akademik.
Të enjten, më 8 tetor 2026, eksperti do të mbajë ligjëratën:
“Understanding the EC Food Chain – How Quality- and Food-Safety Management Are Organized in the Food Chain”
Ndërsa të premten, më 9 tetor 2026, do të mbahen dy ligjërata të tjera:
“Sensory Evaluation – A Method of Monitoring”
dhe
“Microbiological Evaluation – A Method of Verification”
Përveç ligjëratave, gjatë vizitës së ekspertit janë paraparë edhe aktivitete profesionale dhe diskutime me stafin akademik, përfshirë vizita në laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe shkëmbim të përvojave lidhur me kontrollin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
Ftohen të gjithë studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore që të marrin pjesë aktive në ligjëratat dhe aktivitetet e organizuara.
