THIRRJE PËR APLIKIME Mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ KA171 Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë → Eskişehir Technical University, Turqi
THIRRJE PËR APLIKIMEZyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë (UIBM) shpall thirrjen për aplikime për një mobilitet studentor me bursë Erasmus+ për semestrin pranveror të vitit akademik 2026 (9 shkurt – 22 qershor 2026) në Eskişehir Technical University, Turqi.
Fushat e studimit të pranueshme
Inxhinieri Mekanike (30% në gjuhën angleze, në universitetin pritës)
Inxhinieri Kompjuterike (plotësisht në gjuhën angleze)
Kriteret e përgjithshme
Kandidatët duhet të jenë studentë të rregullt të ciklit të parë (bachelor) në njërën nga fushat e sipërpërmendura.
Duhet të kenë përfunduar të paktën një vit studimi në UIBM në momentin e aplikimit.
Duhet të dëshmojnë nivelin minimal B2 të gjuhës angleze, përmes testit të brendshëm të UIBM ose një certifikate të vlefshme (p.sh. TOEF).
Kriteret e vlerësimit
50% Nota mesatare (GPA)
50% Rezultati i testit të gjuhës angleze
Kriteret shtesë (sipas udhëzuesit Erasmus+):
Studentët me aftësi të kufizuara të dokumentuara përfitojnë +10 pikë.
Studentët që kanë përfituar më parë nga mobiliteti Erasmus+ (studime ose praktikë) marrin –10 pikë për çdo mobilitet të mëparshëm.
Nëse mobiliteti realizohet në shtetin e nënshtetësisë së studentit, aplikohen –10 pikë.
Në rast barazimi të pikëve, përparësi do të ketë studenti me notë mesatare më të lartë (GPA).
Dokumentet për aplikim
Forma e aplikimit (e bashkangjitur)
Certifikata e notave (në gjuhën angleze, e përditësuar)
CV (në gjuhën angleze)
Letër motivuese (në gjuhën angleze)
Vërtetim nga fakulteti që konfirmon nivelin e studimeve dhe vitin akademik
Certifikata e gjuhës angleze (minimumi niveli B1)
* Kandidatët të cilët nuk posedojnë certifikatë të gjuhës angleze mund të testohen në UIBM.
Vërejtje: Është në përgjegjësinë e studentit që të gjitha dokumentet e dorëzuara, përfshirë certifikatën e notave, të jenë të përditësuara dhe të pasqyrojnë saktë notën e tyre mesatare.
Afati i aplikimitThirrja do të jetë e hapur për 30 ditë nga data e publikimit – 13 dhjetor 2025
Dorëzimi i aplikimeve
Aplikimet dorëzohen:
Fizikisht në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Objekti 1, Kati 0, dhe online në adresën: [email protected]
