FTUU

Prof. Asoc. Dr. Mirsade Osmani përfaqëson UIBM-në në Konferencën Ndërkombëtare “Functional Biology” në Bullgari

Prof. Asoc. Dr. Mirsade Osmani, nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, përfaqësoi Universitetin në Second International Conference on Functional Biology, e cila u mbajt më 16–18 shtator 2026 në Varna, Bullgari. Në këtë aktivitet të rëndësishëm shkencor ndërkombëtar, Prof. Asoc. Dr. Mirsade Osmani prezantoi punimin kërkimor me titull: “Impact of Metal Nanoparticles on Tomato Physiology, Antioxidant Responses and Food Chain Contamination”. Tema ndërthur fusha bashkëkohore të kërkimit shkencor, përfshirë nanoteknologjinë, fiziologjinë e bimëve, sigurinë ushqimore dhe vlerësimin e ndikimeve të nanomaterialeve në sistemet ushqimore.

Pjesëmarrja në këtë konferencë ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e rezultateve kërkimore, shkëmbimin e përvojave me studiues nga vende të ndryshme dhe zhvillimin e bashkëpunimeve të reja shkencore ndërkombëtare.

Për Universitetin “Isa Boletini”, kjo pjesëmarrje kontribuon në rritjen e dukshmërisë së Universitetit në komunitetin akademik ndërkombëtar, forcimin e bashkëpunimit shkencor dhe avancimin e veprimtarisë kërkimore.

Shperndaj ne: