FTU

Prof. ass.dr. Arbër Hyseni përfiton bursën GoStyria për hulumtime post-doktorale në Universitetin e Gracit

Prof.ass.dr Arbër Hyseni nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë është përzgjedhur për të realizuar hulumtime të avancuara në nivel post-doktoral në Universitetin e Gracit në Austri në kuadër të programit ndërkombëtar GoStyria.

Ky program mbështet mobilitetin akademik dhe zhvillimin e kërkimit shkencor përmes bashkëpunimit me institucione të njohura në Austri, duke ofruar mundësi për shkëmbim akademik dhe avancim profesional.

Në kuadër të këtij angazhimi, ai do të qëndrojë në Institutin e Kimisë Analitike “Tesla”, ku do të zhvillojë hulumtime në fushën e kimisë analitike ushqimore dhe materialeve në kontakt me ushqimin, me fokus në analizat kimike.

Kjo arritje përfaqëson një sukses të rëndësishëm për Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe në avancimin e mëtejmë të kërkimeve në analizën e ushqimit dhe materialeve në kontakt me ushqimin.

Shperndaj ne: