Dizajni

Tryezë e rrumbullakët studentore në Fakultetin Juridik

Në kuadër të shënimit të 9 Prillit – Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë organizon tryezë të rrumbullakët studentore.

Tema e kësaj tryeze është:
“Roli i Kushtetutës në funksionimin e shtetit dhe garantimin e sundimit të ligjit”, ku studentët do të kenë mundësinë të diskutojnë dhe të kontribuojnë me pikëpamjet e tyre lidhur me rëndësinë e Kushtetutës në ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor.

Data: 16 Prill 2026
Koha: 13:30 – 15:00
Vendi: Salla 308, Fakulteti i Edukimit

 

Shperndaj ne: