Kon

Shtyhet deri më 15 korrik dërgimi i abstrakteve për “IMGC 2026”

Këshilli Oranizativ i Konferencës Ndërkombëtare për Gjeoshkencë  “IMGC 2026”, që mbahet më 22 dhe 23 tetor 2026 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ka marrë vendim që të shtyhet deri më 15 korrik 2026 afati për pranimin e abstrakteve. Ky vendim është marrë të mërkurën pas rritjes së kërkesave për pjesëmarrje në Konferencë.

Kryesuesi i Këshillit Organizativ, prof.dr. Kemajl Zeqiri, tha se pas përfundimit të afatit për dërgimin e abstrakteve, autorët do të njoftohen deri më 1 gusht për pranimin e tyre. Ai tha se përgatitjet kanë nisur me kohë dhe gjithçka po shkon mirë sa i përket edicionit të shtatë të kësaj konference, e cila përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e gjeoshkencave në UIBM dhe në Kosovë në përgjithësi.

Prof.dr. Zeqiri përmendi lansimin e uebfaqes zyrtare të Konferencës, së bashku me publikimin e datave zyrtare të mbajtjes së konferencës. “Të gjitha informacionet lidhur me konferencën, afatet e aplikimit, dorëzimin e abstrakteve dhe programin organizativ mund të gjenden në web-faqen zyrtare: www.imgc-2026.com”, tha ai.

Konferenca e 7-të me radhë organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave, Universiteti “Isa Boletini”, në bashkëpunim me Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Ministria e Ekonomisë. Edhe këtë vit, konferenca pritet të mbledhë një numër të konsiderueshëm studiuesish dhe folësish eminentë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë, të cilët do të kontribuojnë me prezantime shkencore, diskutime tematike dhe shkëmbim përvojash në fusha të ndryshme të gjeoshkencave, përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm të minierave, mjedisin, gjeologjinë dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

Shperndaj ne: