UIBM vazhdon fuqishëm rrugëtimin drejt ndërkombëtarizimit
UIBM vazhdon fuqishëm rrugëtimin drejt ndërkombëtarizimit dhe konsolidimit të pozitës së tij në hapësirën akademike rajonale dhe evropiane. Si një nga shtyllat kryesore të Planit Strategjik të Universitetit, bashkëpunimi ndërkombëtar po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, duke krijuar mundësi të reja për stafin akademik dhe studentët tanë.
Pas suksesit me riakreditimin institucional 5-vjeçar, si dhe akreditimin dhe riakreditimin e programeve të reja studimore, UIBM po dëshmon vazhdimisht cilësi, qëndrueshmëri dhe vizion të qartë zhvillimor.
Pjesëmarrja aktive e UIBM në organizata dhe rrjete prestigjioze ndërkombëtare, si: Balkan Universities Association në Podgoricë, European University Association në Turqi, Danube Rectors’ Conference (DRC), ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e prezencës dhe qasjes ndërkombëtare të universitetit tonë.
Takimet e shumta dhe bashkëpunimet me përfaqësues të universiteteve evropiane gjatë këtyre aktiviteteve kanë rezultuar në partneritete të reja akademike dhe shkencore, duke sjellë mobilitete të shumta për stafin dhe studentët e UIBM-së.
Përmes këtyre bashkëpunimeve:
– Stafi akademik ka mundësi të zhvillojë hulumtime, trajnime dhe shkëmbime profesionale në universitete partnere.
– Studentët përfitojnë përvoja ndërkombëtare studimi, njohje të kulturave të ndryshme dhe zhvillim të aftësive për pavarësi, komunikim dhe profesionalizëm.
– UIBM forcon vazhdimisht standardet akademike dhe lidhjen me trendet moderne evropiane të arsimit të lartë.
