Punëtori për rishikimin e statutit të UIBM
Me mbështetje të SHER-it ka nisur të enjten punëtoria dyditore për rishkimin e statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Përveç grupit punues pjesë e punëtorisë është edhe eksperti i angazhuar nga SHER, prof.dr. Blerim Saqipi.
Rektorja, prof.dr. Nurten Deva, falënderoi drejtuesit e SHER-it për mbështetjen e vazhdueshme për UIBM, duke përfshirë rishkimin e statutit, planeve strategjike, rregulloreve etj. Gjithashtu ajo vlerësoi punën e mirë të grupit punues lidhur me rishikimin e statutit.
Ndërsa, Aqim Emurli nga SHER, çmoi përvojën e mirë të bashkëpunimit me UIBM. Ai premtoi mbështetje edhe për projekte të tjera që do të ndikojnë në ngritjen e përgjithshme të cilësisë në Universitet.



