Erasmus

Rektorja Deva takoi përfaqësueset e Erasmus+

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva, ka pritur në takim  përfaqësueset e Zyrës Qendrore Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi dhe Blerinë Zijaqa. Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet UIBM dhe programit Erasmus+.

Rektorja Deva falënderoi përfaqësueset e Erasmus+  për avancimin e mundësive   që ofron programi Erasmus+ për komunitetin akademik. Ajo tha se në kuadër të këtij programi kanë përfituar një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe stafit akademik.

Përfaqësueset e Erasmus+ falënderuan rektoren për korrektësinë dhe qasjen e hapur. Ato shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit me UIBM.

Shperndaj ne: