Shndërrimi i lidershipit në ndryshim domethënës: Prezantimi i Projekteve të Ndryshimit-LEADALKO PROJECT
Prezantimi i Projekteve të Ndryshimit në kuadër të Leadership Development Programme-LEADALKO, shënoi një moment të rëndësishëm të reflektimit, të nxënit dhe të shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, ku kreativiteti, përkushtimi dhe puna ekipore u shndërruan në motorë të ndryshimit.
Ekipet prezantuan iniciativat e tyre përmes projekteve të ndryshimit që trajtuan sfida reale të institucioneve, duke ofruar zgjidhje praktike dhe të qëndrueshme që synojnë rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe ndikimit të arsimit të lartë. Prezantimet demonstruan mënyrën se si njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë Programit të Zhvillimit të Lidershipit janë shndërruar në veprime konkrete për përmirësimin e proceseve, forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e inovacionit institucional.
LEADALKO vazhdon të fuqizojë liderët akademikë dhe institucionet partnere, duke mbështetur transformimin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e një sistemi të arsimit të lartë më cilësor, më inovativ dhe më gjithëpërfshirës.



