Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë nderohet me Certifikatë Mirënjohjeje nga Universiteti Rumuno-Amerikan
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë është nderuar me Certifikatë Mirënjohjeje nga Universiteti Rumuno-Amerikan në Bukuresht, Rumani, në kuadër të programit Erasmus+ “Preparing Students for an Intercultural Environment” (2025-1-RO01-KA131-HED- 000321526-2), i zhvilluar në periudhën 29 qershor – 4 korrik 2026.
Kjo mirënjohje i është dhënë UIBM-së në shenjë vlerësimi për kontributin e tij si partner në realizimin e Blended Intensive Programme (BIP), një program që synon përgatitjen e studentëve për të studiuar, punuar dhe bashkëpunuar në një mjedis ndërkombëtar dhe ndërkulturor.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë: Elvedina Ismajli dhe Abdullah Sadiku nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, si dhe Erzen Isufi nga Zyra për Karrierë. Gjatë programit, ata kontribuan në aktivitetet akademike dhe bashkëpunuese, duke përfaqësuar universitetin dhe duke forcuar partneritetet me institucionet pjesëmarrëse nga vende të ndryshme.
Ky vlerësim dëshmon përkushtimin e UIBM-së ndaj ndërkombëtarizimit, zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe promovimit të mundësive që programi Erasmus+ ofron për studentët dhe stafin universitar. Njëkohësisht, ai përforcon rolin e universitetit si një partner aktiv dhe i besueshëm në projektet ndërkombëtare të arsimit të lartë.
