A1

UIBM hap thirrjen për pjesëmarrje në “Ditën Alumni 2026”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë fton të gjithë ish-studentët e tij të bëhen pjesë e Ditës Alumni 2026, e cila do të mbahet më 19 maj 2026 në ambientet e universitetit.

Kjo ngjarje e veçantë organizohet me qëllim të bashkimit të komunitetit Alumni të UIBM-së, promovimit të suksesit të ish-studentëve dhe forcimit të lidhjes ndërmjet universitetit dhe rrjetit të tij Alumni.

Regjistrimi për pjesëmarrje do të jetë i hapur nga 05.05.2026 deri më 15.05.2026.

Në kuadër të aktivitetit do të organizohen:

  • Panairi i bizneseve dhe mundësive të punësimit nga ish-studentët e UIBM-së
  • Prezantime dhe ndarje të përvojave profesionale nga Alumni
  • Lansimi dhe prezantimi i platformës E-Alumni
  • Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me bizneset e Alumni
  • Sesione rrjetëzimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Alumni, studentëve dhe stafit akademik

Universiteti mirëpret pjesëmarrjen dhe kontributin e të gjithë Alumni-ve në këtë ngjarje të rëndësishme, e cila synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi për komunitetin universitar.

Linku për regjistrim:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSea7VXiYt6Jc2up1jRo4SXXzxwdJAUPRS2U6lr64-2CKNB7Ag/viewform?usp=dialog

Për më shumë informata apo pyetje shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në:
[email protected]

Agjenda!

 

Shperndaj ne: