Thirrje për aplikim për mobilitet studentor në Usak University, Turqi Semestri pranveror 2026
Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, shpall thirrjen për aplikim për 1 mobilitet të studentëve për semestrin pranveror 2026 në Usak University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + për studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore
Të dashur studentë,
Ju inkurajojmë të aplikoni për semestrin pranveror në Universitetin Uşak në Turqi, një mundësi e shkëlqyer për të përfituar nga një përvojë ndërkombëtare akademike dhe kulturore. Ky mobilitet do të ju ndihmojë të zgjeroni njohuritë tuaja, të zhvilloni aftësi të reja dhe të krijoni miqësi me studentë nga vende të ndryshme.
Kriteret për aplikim janë:
Të jetë student/e që e ka kaluar të paktën vitin e parë Bachelor
Njohja e Gjuhës angleze niveli B1
Nota mesatare mbi 7.0
Dokumentet për aplikim janë:
– Forma e aplikimit (e bashkangjitur)
– Certifikata e notave (në gjuhën angleze, e përditësuar)
– CV (në gjuhën angleze)
– Letër motivuese (në gjuhën angleze)
– Vërtetim nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik
– Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B1) *
*Kandidatët të cilët nuk posedojnë çertifikatë të Gjuhës Angleze mund të testohen ne UIBM.
Afati për aplikim: 23 Nëntor 2025.
Dokumentet duhet të dërgohen fizikisht në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar Objekti I, kati 0 dhe online në adresën [email protected]
