111

Thirrje për aplikim për mobilitet studentor në Zonguldak Bülent Ecevit University, Turqi

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë shpall thirrjen për aplikime për studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Fakultetit të Inxhinierisë Kompjuterike për mobilitet njësemestral (Janar – Qershor 2026) në kuadër të programit Erasmus+ KA171 në Zonguldak Bülent Ecevit University, Turqi.

 Afati i aplikimit: Thirrja do të jetë e hapur deri më 23.11.2025

 Mënyra e aplikimit:
Aplikimi mund të bëhet fizikisht në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Objekti 1, Kati 0) dhe online përmes email-it në adresën: [email protected]
.

 Dokumentet për aplikim janë:
– Forma e aplikimit (e bashkangjitur)
– Certifikata e notave (në gjuhën angleze, e përditësuar)
– CV (në gjuhën angleze)
– Letër motivuese (në gjuhën angleze)
– Vërtetim nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik
– Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B1)*

* Kandidatët që nuk posedojnë certifikatë të gjuhës angleze mund të testohen në UIBM.

 Kriteret e përzgjedhjes:

50% Nota mesatare (GPA)

50% Rezultati i testit të gjuhës angleze

Studentët me aftësi të kufizuara (të dokumentuara) marrin +10 pikë.

Studentët që kanë përfituar më herët nga mobilitetet Erasmus+ (studim ose praktikë) marrin –10 pikë për secilën mobilitet të mëparshëm.

Nëse mobiliteti realizohet në vendin e shtetësisë së studentit, aplikohen –10 pikë.

Në rast të barazimit të pikëve, përparësi do t’i jepet studentit me notë mesatare më të lartë.

⚠️ Vërejtje: Është në përgjegjësinë e studentit të sigurojë që të gjitha dokumentet e dorëzuara, përfshirë certifikatën e notave, të jenë të përditësuara dhe që pasqyrojnë saktë notën e tyre mesatare.

 

applicationformStudents (3) (1)

Shperndaj ne: