Vizitë Studimore e DiLanEdu-WB në Universitetin Otto-von-Guericke Magdeburg
Në kuadër të projektit DiLanEdu-WB, më 9–10 korrik 2026 u realizua me sukses një vizitë studimore në Universitetin Otto-von-Guericke Magdeburg, Gjermani. Kjo vizitë mbështeti objektivat e projektit duke adresuar nevojat e identifikuara në Analizën e Nevojave dhe Kërkesave të projektit DiLanEdu-WB. Profesorët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë që morën pjesë në këtë aktivitet ishin Albana Sadiku, Sarandë Kika Bahtiri dhe Fatbardha Hoxha.
Programi dyditor filloi me fjalën përshëndetëse të Prof. Ernesto De Luca, pasuar nga ligjëratat “Inteligjenca Artificiale Etike dhe Inteligjenca Artificiale e Përqendruar te Njeriu (HCAI)”, të mbajtur nga Prof. De Luca, si dhe “Arsimi dhe Mirëqenia”, të prezantuar nga Dr. Julian Marwin Jörs. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të krijojnë kontakte profesionale dhe të shkëmbejnë përvoja gjatë aktivitetit Meet & Greet në Innovation Xperience Incubator.
Pjesa e dytë e programit iu kushtua zhvillimeve më të fundit në fushën e inteligjencës artificiale. M.Sc. Het Mehta prezantoi konceptet e Drejtësisë dhe Paragjykimeve në Inteligjencën Artificiale, ndërsa Dr. Lorenzo Zangari mbajti sesione mbi Modelet e Mëdha Gjuhësore (LLMs) dhe Prompt Engineering, duke ofruar njohuri praktike mbi përdorimin efektiv dhe të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale gjeneruese në arsim.
Vizita studimore ofroi njohuri të vlefshme mbi zbatimin etik dhe inovativ të inteligjencës artificiale në arsimin e lartë, duke forcuar kompetencat digjitale të pjesëmarrësve dhe duke promovuar shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet partnerëve të projektit DiLanEdu-WB. Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” shpreh mirënjohjen e tij ndaj Universitetit Otto-von-Guericke Magdeburg për organizimin dhe mikpritjen e shkëlqyer, si dhe ndaj të gjithë ligjëruesve dhe partnerëve të projektit për kontributin e tyre të çmuar.

