Kampusi6

Tre anëtarë të stafit akademik të UIBM-së prezantojnë punimet e tyre shkencore në IFSGC 2026

Tre anëtarë të stafit akademik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), Prof. asoc. dr. Bahtir Hyseni, Prof. ass. dr. Dafina Llugaxhiu Krasniqi dhe Ass. MSc. Gonxhe Kajtazi Çitaku, po marrin pjesë në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Shkencave Ushqimore, Shëndetit dhe Gastronomisë – IFSGC 2026 (2nd International Food Sciences, Health and Gastronomy Congress).

Kongresi po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026, në format hibrid, me pjesëmarrje fizike dhe online. Në organizimin e tij janë të përfshira Istanbul Nişantaşı University, Ondokuz Mayıs University dhe University for Business and Technology (UBT). Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë është partner mbështetës (Supporting Partner) i kësaj ngjarjeje të rëndësishme shkencore ndërkombëtare.

Në kuadër të sesionit të prezantimeve me poster, i paraparë të mbahet më 9 shtator 2026, përfaqësuesit e UIBM-së do të prezantojnë katër punime shkencore të realizuara në kuadër të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore:

  • “Evaluation of the Physicochemical and Microbiological Parameters of Carrot and Beetroot During the Fermentation Process”, me autorë Dafina Llugaxhiu Krasniqi, Elton Rrustemi, Sabri Hajdini, Arbër Hyseni dhe Bahtir Hyseni;
  • “Effect of Barley and Maize Flour Substitution on the Physicochemical Properties of Wheat Flour, Dough and Bread”, me autorë Bahtir Hyseni, Blerta Jusufi, Ermira Isufi, Alush Musaj, Shpend Doli dhe Dafina Llugaxhiu Krasniqi;
  • “HPLC Analysis of Bioactive Compounds in Kombucha Fermentation”, me autorë Bahtir Hyseni dhe Gonxhe Kajtazi Çitaku;
  • “Physicochemical Changes During Kombucha Fermentation of Black Tea”, me autorë Gonxhe Kajtazi Çitaku, Fatos Rexhepi dhe Bahtir Hyseni.

Punimet trajtojnë fusha aktuale të shkencës dhe teknologjisë ushqimore, duke përfshirë fermentimin e perimeve, vlerësimin e parametrave fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë, ndikimin e zëvendësimit të pjesshëm të miellit të grurit me miell elbi dhe misri, si dhe analizimin e përbërjeve bioaktive dhe ndryshimeve fiziko-kimike gjatë fermentimit të kombuchas. Rezultatet e prezantuara janë produkt i veprimtarisë kërkimore-shkencore të zhvilluar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe dëshmojnë angazhimin e stafit akademik për avancimin e kërkimit në fushën e teknologjisë ushqimore.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të UIBM-së në IFSGC 2026 krijon mundësi për prezantimin ndërkombëtar të rezultateve kërkimore, shkëmbimin e njohurive me studiues nga vende të ndryshme dhe zhvillimin e bashkëpunimeve të reja akademike e shkencore.

Roli i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë si partner mbështetës i konferencës, së bashku me prezantimin e katër punimeve shkencore, përforcon pozicionin e Universitetit si institucion i përkushtuar ndaj ndërkombëtarizimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit ushqimor.

Shperndaj ne: