Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë hap thirrjen për aplikim për 2 studentë të Teknologjisë Ushqimore, të cilët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në programin ndërkombëtar MultiPro – 90 Day Student Exchange Programme, në Savonia University of Applied Sciences, Finlandë
Rreth programit MultiPro
MultiPro është një program shkëmbimi 90-ditor i fokusuar në të mësuarit multidisiplinar dhe konceptin “One Welfare” (Mirëqenia e Përbashkët).
Programi fokusohet në ndërlidhjen ndërmjet mirëqenies së:
Njerëzve
Kafshëve
Mjedisit
Gjatë programit, studentët do të marrin pjesë në ligjërata, aktivitete praktike, detyra në terren, vizita studimore, ekskursione dhe punë ekipore me studentë nga fusha dhe vende të ndryshme.
Edhe pse programi ka një fokus të veçantë në bujqësi, shkencat mjedisore dhe shërbimet sociale, studentët nga fusha të tjera janë të mirëseardhur. Studentët e Teknologjisë Ushqimore mund të kontribuojnë me njohuritë e tyre në fusha si siguria ushqimore, prodhimi ushqimor, qëndrueshmëria, sistemet ushqimore dhe lidhja ndërmjet ushqimit, njerëzve dhe mjedisit.
Kush mund të aplikojë?
Ftohen të aplikojnë studentët e Teknologjisë Ushqimore në UIBM të cilët:
Janë studentë aktivë të UIBM në nivelin Bachelor
Kanë interes për përvojë ndërkombëtare dhe mësim multidisiplinar;
Kanë njohuri të gjuhës angleze në nivel së paku B2 (CEFR);
Janë të gatshëm të marrin pjesë në programin 90-ditor;
Kanë aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip;
Janë të motivuar për të mësuar dhe për të përfaqësuar UIBM në një mjedis ndërkombëtar.
PërzgjedhjaDo të përzgjidhen 2 studentë për nominim nga UIBM.
Përzgjedhja do të bazohet në:
Suksesin akademik;
Nivelin e gjuhës angleze;
Motivimin për pjesëmarrje;
Interesimin për programin dhe qasjen “One Welfare”;
Aftësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit;
Potencialin për zhvillim akademik dhe profesional.
Studentët e përzgjedhur do të nominohen nga UIBM te Savonia University of Applied Sciences. Pranimi përfundimtar në program i nënshtrohet miratimit nga Savonia.
Dokumentet e nevojshme
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:
CV
Transkriptin e notave
Letër motivimi, ku shpjegojnë arsyen e aplikimit dhe lidhjen e programit me studimet dhe synimet e tyre profesionale;
Dëshmi të njohjes së gjuhës angleze, nëse e posedojnë;
Dokumentet e tjera që mund të kërkohen nga UIBM.
Afati i aplikimit30 Shtator
Për informata dhe aplikim
Aplikimet duhet të dorëzohen në:
[email protected] dhe fizikisht tek Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Objekti I, kati 0
