U mbajt “Kuizi për njohuri të përgjithshme të studentëve”
Në kuadër të aktiviteteve ekstrakurrikulare të organizuara nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, në bashkëpunim me Fulbright ETA, është organizuar një kuiz me njohuri të përgjithshme për studentët. Kuizi është mbajtur më datë 21.05.2026, ku kanë marrë pjesë studentë nga fakultete të ndryshme.
- Fitues i vendit të parë është shpallur Tahir Pllana, student i vitit të parë nga Fakulteti i Gjeoshkencave
- Fitues i vendit të dytë është shpallur Amar Osmani, student i vitit të tretë nga Fakulteti Ekonomik
Ky aktivitet ka shërbyer si një mundësi për bashkimin dhe ndërveprimin e studentëve nga të gjitha fakultetet, duke ofruar njëkohësisht një metodë efektive të të nxënit. Përmes pyetjeve dhe përgjigjeve të kuizit, studentët kanë pasuruar njohuritë e tyre në fusha të ndryshme
UIBM i uron fituesit për suksesin e arritur dhe njofton se edhe në të ardhmen do të organizohen aktivitete të tjera të ngjashme, ku studentët do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, si dhe të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja nga fusha të ndryshme.


