U mbajtën zgjedhjet e studentëve në UIBM
Në gjashtë fakultetet e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u mbajtën mbahen zgjedhjet për Këshillat e Studentëve. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe procesi zgjedhor ka kaluar mirë dhe pa asnjë problem të raportuar.
Sipas planit dinamik, rezultatet preliminare të zgjedhjeve studentore do të dalin më 12 qershor, ndërsa ato përfundimtare më së voni deri më 16 qershor. Konstituimi i Këshillave të Studentëve nëpër njësi akademike dhe Parlamentit Studentor duhet të bëhet më së voni deri më 23 qershor 2025.
