UIBM merr pjesë në takimin përmbyllës të konsorciumit të projektit LEADALKO
Më 13 tetor 2026, në Universitetin Western Balkans në Tiranë, u mbajt takimi i konsorciumit të projektit LEADALKO – “Zhvillimi i Kapaciteteve të Lidershipit në Arsimin e Lartë në Shqipëri dhe Kosovë”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve partnere nga Kosova, Shqipëria, Sllovenia dhe Malta.
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u përfaqësua nga Prof. Assoc. Dr. Filloreta Kunoviku Demiri, koordinatore aktuale e projektit nga UIBM, si dhe Burim Hasani, drejtor i Buxhetit dhe Financave në UIBM. Në takim mori pjesë edhe Prof. Assoc. Dr. Merita Shala, si ish-koordinatore e projektit për UIBM.
Gjatë takimit, partnerët shqyrtuan rezultatet e Konferencës Përfundimtare të projektit, versionin final të Doracakut të Programit për Zhvillimin e Lidershipit, si dhe draft-raportin përfundimtar të projektit. Në fokus ishin gjithashtu raportimi financiar, plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm, raporti i vlerësuesit të jashtëm për sigurimin e cilësisë dhe hapat e mbetur për përmbylljen e suksesshme të projektit.
Pjesëmarrja e UIBM-së rikonfirmon angazhimin e institucionit në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, zhvillimin e kapaciteteve drejtuese dhe avancimin e qeverisjes institucionale në arsimin e lartë në Kosovë dhe Shqipëri.
