UIBM PJESE E INICATIVES “WESTERN BALKANS KNOWLEDGE TRANSFER PEER LEARNING GROUP”
Në kuadër të iniciativës “Western Balkans Knowledge Transfer Peer Learning Group”, Prof. Asoc. Dr. Kemajl Zeqiri mori pjesë në takimin e grupit punues.
Gjatë këtij takimi, Prof. Zeqiri mbajti një prezantim të shkurtër mbi punën e tij kërkimore dhe veprimtarinë e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIMB).
Pjesëmarrësit diskutuan mbi planin e punës dhe objektivat e grupit punues, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave.
Ndër të tjera, u prezantuan raste studimore nga vende të ndryshme të rajonit, me fokus tek sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për transferimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe aktorëve të tjerë relevantë (industries).
Takimet në kuadër të kësaj iniciative do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke synuar forcimin e bashkëpunimit profesional dhe nxitjen e inovacionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
