1

UMIB mirëpret delegacion akademik nga Bullgaria në kuadër të Erasmus+

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe programit Erasmus+, më 13.05.2026, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë mirëpriti një delegacion akademik nga Universiteti i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje, Bullgari. Rektorja e Universitetit, Prof. Ass. Dr. Nurten Deva, së bashku me Prorektoren Prof. Asoc. Dr. Edita Bekteshi, Prorektorin Prof. Dr. Sabri Avdullahi dhe Prof. Dr. Fatos Rexhepi, pritën Prof. Dr. Andriana Surleva, dekane e Fakultetit të Teknologjisë Kimike, si dhe Prof. Dr. Nadezhda Kazakova dhe Prof. Dr. Georgi Chernev nga Fakulteti i Shkencave të Materialeve dhe Metalurgjisë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, shkëmbimin e përvojave akademike dhe shkencore, si dhe mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Vizita e delegacionit akademik nga Bullgaria pritet të kontribuojë në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe në zgjerimin e bashkëpunimit akademik ndërmjet dy institucioneve në kuadër të programit Erasmus+.

Shperndaj ne: