Zahir Çerkini fiton bursën ndërkombëtare SHER Fellowships për kërkime të post-doktoraturës në Austri
Universiteti ynë ka kënaqësinë të njoftojë se profesori i Fakultetit Juridik, Prof.ass.dr.Zahir Çerkini është përfitues i bursës prestigjioze ndërkombëtare SHER Fellowships Post-Doc Grant, e akorduar nga OeAD – Austria’s Agency for Education and Internationalisation.
Kjo bursë i mundëson Dr. Çerkinit të zhvillojë një qëndrim kërkimor në Universitetin e Graz-it, Austri, gjatë periudhës 20 qershor – 19 korrik 2026. Projekti i tij kërkimor titullohet: “The Constitutional Position of EU Law in Kosovo: A Multilevel Constitutionalism Analysis” dhe trajton çështje të rëndësishme të së drejtës kushtetuese dhe integrimit evropian.
Programi SHER Fellowships mbështet studiues të dalluar nga vende të ndryshme, duke promovuar bashkëpunimin akademik ndërkombëtar dhe zhvillimin e kërkimeve shkencore.
Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme për Dr. Çerkinin dhe një kontribut të vlefshëm për promovimin e universitetit tonë në arenën ndërkombëtare.
