Ftesë: Ligjëratë online në fushën e kriminalistikës, sigurisë kibernetike dhe inteligjencës digjitale nga avokati dhe kriminologu shqiptar në Itali, Erion Ciko
Fakulteti Juridik ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e një ligjërate të hapur (online) me tematikë bashkëkohore në fushën e kriminalistikës, sigurisë kibernetike dhe inteligjencës digjitale, e cila do të mbahet nga avokati dhe kriminologu shqiptar në Itali, z. Erion Ciko.
Ligjërata do të zhvillohet më 25.05.2026, duke filluar nga ora 10:00, përmes platformës Google Meet, në kuadër të ligjëratës së lëndës së Kriminalistikës, nën udhëheqjen e prof. dr. Islam Qerimi.
- Ciko është avokat dhe kriminolog me përvojë të gjerë profesionale në Itali dhe Shqipëri, ekspert në fushat e së drejtës penale, OSINT-it, forenzikës digjitale dhe sigurisë kibernetike. Ai është anëtar i Komisionit të Inteligjencës Artificiale pranë Dhomës Penale të Romës dhe i Komisionit për të Drejtat e Njeriut pranë Odës së Avokatëve të Romës, si dhe autor i disa publikimeve shkencore në fushën e cybersecurity dhe inteligjencës artificiale.
Për studentët, stafin akademik dhe të gjithë të interesuarit, kjo paraqet një mundësi të veçantë për të dëgjuar dhe diskutuar mbi sfidat moderne juridike dhe teknologjike, me fokus në krimin kibernetik, inteligjencën artificiale dhe sigurinë në epokën digjitale.
Jeni të mirëseardhur të merrni pjesë në këtë aktivitet akademik, ndërsa prania dhe pjesëmarrja juaj do të jetë nder dhe vlerë e veçantë për Fakultetin Juridik.
