EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students



U mbajt moduli i trajnimit “Planifikimi Financiar dhe Gatishmëria për Investime”
Trajnimi u udhëhoq nga Prof.dr. Esat Durguti dhe mblodhi pjesëmarrësit në një program intensiv dhe…
Moduli i radhës i trajnimit në kuadër të projektit EmpowerHER – Qasja në Financa për Gratë Ndërmarrëse dhe NVM-të
Moduli i trajnimit “Access to Finance for Women Entrepreneurs and SMEs” u realizua me sukses…
Moduli i trajnimit “Ndërmarrësia dhe Planifikimi i Biznesit” u realizua me sukses më 10 shkurt 2026
Moduli i trajnimit “Ndërmarrësia dhe Planifikimi i Biznesit” u realizua me sukses më 10 shkurt…
U realizua me sukses sesioni i modulit të trajnimit “Ndërgjegjësimi për Shëndetin Mendor, Rezilienca dhe Balanca Punë–Jetë”
Më 05 shkurt 2026 u realizua me sukses sesioni i modulit të trajnimit “Ndërgjegjësimi për…
EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students është një projekt në kuadër të Programit të Granteve të Vogla SHER. Projekti synon fuqizimin e studenteve femra në Mitrovicë përmes adresimit të pabarazisë gjinore, forcimit të qëndrueshmërisë mendore dhe pajisjes së tyre me aftësi ndërmarrëse. Ai ofron një qasje gjithëpërfshirëse duke kombinuar trajnimin në zhvillimin e biznesit me vetëdijësimin për shëndetin mendor, në mënyrë që të mbështesë të rejat si profesionalisht ashtu edhe personalisht në rrugëtimin e tyre ndërmarrës.
Objektivat
- Promovimi i barazisë gjinore në ndërmarrje duke fuqizuar studentet femra të ndjekin dhe të arrijnë sukses në nisma biznesi.
- Forcimi i qëndrueshmërisë mendore përmes burimeve, strategjive dhe vetëdijësimit për menaxhimin e stresit, ankthit dhe sfidave të tjera që lidhen me ndërmarrjen.
- Pajisja e studenteve me aftësi dhe njohuri ndërmarrëse për të ndërtuar biznese të qëndrueshme dhe të suksesshme.
- Rritja e vetëdijes mbi ndërthurjen mes pabarazisë gjinore dhe sfidave të shëndetit mendor dhe ndikimin e tyre në aspiratat ndërmarrëse të grave.
Rezultatet e pritshme
- Rritja e numrit të studenteve femra që zhvillojnë dhe zbatojnë idetë e tyre të biznesit.
- Përmirësim i shëndetit mendor dhe mirëqenies së studenteve përmes punëtorive, webinareve dhe aktiviteteve mbështetëse.
- Ulje e stigmatizimit rreth shëndetit mendor në sipërmarrje dhe inkurajim për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme.
- Promovim i barazisë gjinore në ekosistemin ndërmarrës, duke frymëzuar më shumë gra të marrin role udhëheqëse në biznes.
- Krijimi i një mjedisi mbështetës dhe gjithëpërfshirës për gratë ndërmarrëse në Kosovë
Ekipa e projektit
- Prof. ass. dr. EDBA. Filloreta Kunoviku Demiri – Koordinatore e projektit
- Prof. asoc. dr. Merita Shala – Senior researcher
- Erzen Isufi – Staf administrativ




