EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students

U Mbajt Sesioni I Parë I Modulit Të Trajnimit Mbi “Barazinë Gjinore Dhe Sfidat E Ndjeshme Ndaj Çështjeve Gjinore”

U mbajt sesioni i parë i modulit të trajnimit mbi “Barazinë Gjinore dhe Sfidat e Ndjeshme ndaj Çështjeve Gjinore”

Projekti EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students, nisi zyrtarisht implementimin…

read more
Trajnimet EmpowerHER Në UIBM – Po Fillonë Nga 2 Shkurt 2026!

Trajnimet EmpowerHER në UIBM – po fillonë nga 2 shkurt 2026!

Trajnimet në kuadër të projektit “EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female…

read more
U Mbajt Takimi I Ekipit Të Projektit EmpowerHER

U mbajt takimi i ekipit të projektit EmpowerHER

Më 23 janar 2026, u mbajt takimi i ekipit të projektit “EmpowerHER: Bridging Gender Equality,…

read more
Thirrje E Hapur Për Pjesëmarrje Ne Trajnime

Thirrje e hapur për pjesëmarrje ne trajnime

Për studente femra EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students shpall…

read more

EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students është një projekt në kuadër të Programit të Granteve të Vogla SHER. Projekti synon fuqizimin e studenteve femra në Mitrovicë përmes adresimit të pabarazisë gjinore, forcimit të qëndrueshmërisë mendore dhe pajisjes së tyre me aftësi ndërmarrëse. Ai ofron një qasje gjithëpërfshirëse duke kombinuar trajnimin në zhvillimin e biznesit me vetëdijësimin për shëndetin mendor, në mënyrë që të mbështesë të rejat si profesionalisht ashtu edhe personalisht në rrugëtimin e tyre ndërmarrës.

 

Objektivat

  1. Promovimi i barazisë gjinore në ndërmarrje duke fuqizuar studentet femra të ndjekin dhe të arrijnë sukses në nisma biznesi.
  2. Forcimi i qëndrueshmërisë mendore përmes burimeve, strategjive dhe vetëdijësimit për menaxhimin e stresit, ankthit dhe sfidave të tjera që lidhen me ndërmarrjen.
  3. Pajisja e studenteve me aftësi dhe njohuri ndërmarrëse për të ndërtuar biznese të qëndrueshme dhe të suksesshme.
  4. Rritja e vetëdijes mbi ndërthurjen mes pabarazisë gjinore dhe sfidave të shëndetit mendor dhe ndikimin e tyre në aspiratat ndërmarrëse të grave.

Rezultatet e pritshme

  • Rritja e numrit të studenteve femra që zhvillojnë dhe zbatojnë idetë e tyre të biznesit.
  • Përmirësim i shëndetit mendor dhe mirëqenies së studenteve përmes punëtorive, webinareve dhe aktiviteteve mbështetëse.
  • Ulje e stigmatizimit rreth shëndetit mendor në sipërmarrje dhe inkurajim për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme.
  • Promovim i barazisë gjinore në ekosistemin ndërmarrës, duke frymëzuar më shumë gra të marrin role udhëheqëse në biznes.
  • Krijimi i një mjedisi mbështetës dhe gjithëpërfshirës për gratë ndërmarrëse në Kosovë

 

Ekipa e projektit

  • Prof. ass. dr. EDBA. Filloreta Kunoviku Demiri – Koordinatore e projektit
  • Prof. asoc. dr. Merita Shala – Senior researcher
  • Erzen Isufi – Staf administrativ