Eroll Zeka – Rrugëtim i suksesshëm në industrinë ushqimore dhe përtej

Eroll Zeka ka përfunduar studimet master në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe Inxhinierisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në vitin 2022. Formimi akademik në këtë drejtim i ka shërbyer si bazë e fortë për zhvillimin e një karriere dinamike dhe të larmishme në fusha të ndryshme profesionale.

Pas përfundimit të studimeve, Erolli ka fituar përvoja të shumta kryesisht në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të produkteve ushqimore. Ai ka punuar si teknolog ushqimor në fabrikën e prodhimit të produkteve konditorike të kompanisë “Sedefi Commerce”; si përgjegjës për cilësinë e produkteve ushqimore në zinxhirin e restoranteve “Burger King”; si inspektor dhe auditor në prodhimtarinë organike ushqimore për kompaninë “Organska Kontrolla” nga Sarajeva; si dhe si menaxher i cilësisë në kompaninë “Fresh-Co”, e cila merret me prodhimin e produkteve higjienike, shamponave dhe pelenave.

Përveç angazhimeve profesionale, Erolli ka ndërmarrë edhe nisma personale duke themeluar në pronësinë e tij distilerinë “EZI Distillery”, ku prodhon pije alkoolike (raki) dhe lëngje joalkoolike organike. Ky hap tregon shpirtin e tij ndërmarrës dhe përkushtimin për të sjellë risi në treg.

Aktualisht, ai është i angazhuar në kompaninë “Comodita Home”, në Departamentin e Laboratorit dhe Kontrollit të Cilësisë, ku vazhdon të kontribuojë me ekspertizën e tij në fushën e cilësisë dhe standardeve të prodhimit.

Historia e suksesit të Eroll Zekës është dëshmi se formimi i marrë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, i kombinuar me përvojën praktike dhe angazhimin e vazhdueshëm, krijon mundësi të shumta për zhvillim profesional brenda dhe jashtë fushës së industrisë ushqimore.

 

Eroll Zeka