Festona Hajrizi një Teknologe Ushqimore e suksesëshme.
Festona Hajrizi në muajin qershor 2025 përfundoi studimet bachelor në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, drejtimi Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Aktualisht ajo po ndjek studimet në vitin e parë të masterit në të njëjtin drejtim dhe është punësuar si teknologe në kompaninë GoldenMix në Mitrovicë, që është pjesë e Jaffa Food and Sweets, një nga kompanitë kryesore në Kosovë në fushën e prodhimit të ushqimit.
Ky angazhim profesional i Festonës dëshmon se përkushtimi dhe aftësitë e fituara gjatë studimeve janë çelës i suksesit dhe hapin rrugë për të ardhmen në sektorin e industrisë ushqimore.
Festona falënderon Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë për mbështetjen dhe mundësitë e krijuara gjatë studimeve, dhe rekomandon të rinjtë që të vazhdojnë studimet në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në UIBM.
