Merita Fazlija – Një rrugëtim drejt suksesit profesional

Merita Fazlija ka përfunduar studimet Master në vitin 2024, në drejtimin Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore, pranë Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Gjatë rrugëtimit të saj profesional, një përvojë e veçantë ka qenë angazhimi në fabrikën e përpunimit të mishit të rosave Weng Fat Poultry, ku ka fituar njohuri të vlefshme mbi sistemet e punës dhe standardet e larta ushqimore. Këtë përvojë, Merita e cilëson si të paharruar dhe të vyer për formimin e saj profesional.

Aktualisht, ajo punon si Laborante në Qumështoren Drena në Skenderaj, ku ka mundësinë të shpalosë dhe të zbatojë dijen e fituar gjatë studimeve. Ky angazhim përbën një sfidë të re, por edhe një mundësi për të avancuar më tej në fushën e teknologjisë ushqimore.

Në përmbyllje të këtij rrugëtimi, Merita shpreh mirënjohje të veçantë për stafin akademik të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre gjatë viteve të studimeve, duke theksuar se ky formim ka qenë baza kryesore e suksesit të saj.

Merita Fazlija