Gentrita Uka – një karriere të ndritur në Edukim Inkluziv dhe Psikologji të Fëmijërisë së Hershme
Gentrita Uka është një nga ish-studentet e suksesshme të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ajo ka përfunduar studimet themelore në programin Parashkollor në vitin 2022, duke krijuar bazën për rrugëtimin e saj profesional në fushën e edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve.
Pas përfundimit të studimeve baçelor, Gentrita ka vazhduar nivelin master në Universitetin e Prishtinës, në programin Master i Shkencave të Edukimit – Edukimi Inkluziv, të cilin e ka përfunduar me sukses në korrik të këtij viti.
Aktualisht, ajo është e angazhuar në dy role profesionale:
- Edukatorе Speciale në Kliniken “Empatia”,
- Psikologe e Edukimit në RADC.
Gjatë pesë viteve të fundit, Gentrita ka punuar me fëmijë me nevoja të veçanta dhe fëmijë me vështirësi në të nxënë, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të personalizuar. Ajo është trajnuar në ABA terapi dhe në metoda të tjera zhvillimore, duke u specializuar në ndërhyrje profesionale që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e zhvillimit të fëmijëve.
Përvoja e saj përfshin:
- punë si edukatore inkluzive në kopshte dhe shkolla,
- dhjetëra trajnime, konferenca dhe praktika profesionale në fushën e fëmijërisë së hershme, edukimit special dhe psikologjisë aplikative,
- angazhim në qendra dhe klinika që ofrojnë shërbime psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë.
Rrugëtimi i Gentritës është një shembull frymëzues për studentët e UIBM-së, duke dëshmuar se përkushtimi, zhvillimi profesional dhe pasioni për punën me fëmijë mund të hapin dyer të rëndësishme në karrierën e edukimit dhe psikologjisë.
