Me rastin e 13-vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ish-studenti i Fakultetit të
Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, Jeton Korenica, është nderuar me certifikatën dhe
titullin “Ambasador Nderi”, si vlerësim për arritjet e tij profesionale dhe lidhjen e vazhdueshme
me universitetin.
Jetoni është Inxhinier Softueri nga Mitrovica, i lindur, rritur dhe i shkolluar në këtë qytet. Pasioni
i tij për teknologjinë ka filluar herët dhe e udhëhoqi drejt studimeve në fushën e inxhinierisë
kompjuterike, një drejtim me perspektivë të gjerë dhe sfida të vazhdueshme profesionale.
Studimet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë i kanë ndihmuar të ndërtojë një bazë të
fortë akademike dhe profesionale, duke zhvilluar aftësi të rëndësishme si mendimi kritik,
zgjidhja e problemeve dhe puna profesionale në fushën e teknologjisë. Sot, Jetoni është i
angazhuar në industrinë e softuerit dhe bashkëpunon me kompani dhe projekte ndërkombëtare,
duke zhvilluar karrierën e tij profesionale nga Mitrovica.
Ai thekson se suksesi në këtë profesion nuk vjen rastësisht, por është rezultat i pasionit,
përkushtimit dhe punës së vazhdueshme, si dhe i mbështetjes që studentët marrin nga profesorët
dhe universiteti gjatë rrugëtimit akademik.
Historia e Jeton Korenicës është një dëshmi se arsimimi cilësor në UIBM mund të shërbejë si një
bazë e fuqishme për ndërtimin e një karriere të suksesshme në industrinë globale të teknologjisë.
