Musa Dibrani – një karrierë e pasur që ka nisur në UIBM
Musa Dibrani ka përfunduar studimet baçelor në vitin 2011 në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe
Teknologjisë, drejtimi Inxhinieri Ushqimore, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Rrugëtimin akademik e ka vazhduar në nivelin master, të cilin e ka përfunduar në vitin 2013,
duke u specializuar më tej në fushën e inxhinierisë ushqimore.
Formimi i fituar gjatë studimeve në UIBM i ka hapur rrugë një karriere të pasur dhe të
larmishme në institucione të rëndësishme publike dhe arsimore. Musa është angazhuar në
Komunën e Mitrovicës, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Prishtinë, si dhe në
Ministrinë e Shëndetësisë, duke dhënë kontribut të çmuar në fushën e sigurisë ushqimore dhe
shëndetit publik. Krahas angazhimeve në sektorin publik, ai ka kontribuar edhe në edukimin
profesional si pjesë e Shkollës Profesionale për Përgatitjen e Kuadrit për Kuzhinier, pranë
organizatës Diakonia Mitrovicë.
Ky rrugëtim pasqyron përkushtimin, profesionalizmin dhe dijen e fituar gjatë studimeve në
Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, të cilat kanë qenë themeli i një karriere të
qëndrueshme dhe me ndikim të gjerë në shoqëri.
Musa Dibrani rekomandon të rinjtë që të zgjedhin Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në
UIBM, si një mundësi të shkëlqyer për të ndërtuar një të ardhme profesionale të suksesshme dhe
për të kontribuar në zhvillimin e vendit.
