Petrit Idrizi –një karriere e ndërtuar mbi përvojë dhe përkushtim
Petrit Idrizi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa
Boletini” në Mitrovicë, ku ka diplomuar në nivelin baçelor (2013–2016) dhe më pas ka vijuar
studimet në nivelin master (2016–2019) në drejtimin Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore. Gjatë
studimeve, ai ka pasuruar njohuritë e tij edhe përmes një përvoje ndërkombëtare në Universitetin
Van Hall Larenstein në Holandë (2018), ku ka ndjekur specializime në teknologjinë e qumështit
dhe produkteve të tij, si dhe në trajtim të ujërave të ndotura dhe teknologji të avancuar të ujit të
pijshëm. Kjo përvojë i mundësoi të ndërthurë njohuritë akademike me praktikat profesionale në
laboratorë modernë dhe sisteme bashkëkohore të menaxhimit.
Rrugëtimi i tij profesional është i pasur dhe i larmishëm, duke përfshirë angazhime të
rëndësishme:
Menaxhimin e një biznesi privat për gati një dekadë në Mitrovicë.
Punën në laboratorin “Pilot Plant” në Van Hall Larenstein, Holandë.
Pozitat si Teknolog i Ushqimit në kompani të njohura si Jaffa Food & Cake dhe Lo El.
Angazhimin në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë si Inspektor Sanitar.
Rolin e Menaxherit të Projekteve në Institutin e Pavarur të Ushqimit, ku kontribuoi në
zhvillimin e projekteve të rëndësishme për sigurinë dhe cilësinë ushqimore.
Përvojën si Mbikëqyrës në IDRA dhe detyra të tjera si Teknolog i Ushqimit në
institucione të ndryshme.
Aktualisht, Petrit Idrizi është i angazhuar si Teknolog i Ushqimit në Kampin e Njësisë Speciale
“Enver Zymeri”, ku vazhdon të zbatojë njohuritë e fituara gjatë studimeve dhe përvojës së tij
profesionale.
Petriti ka zhvilluar një gamë të gjerë aftësish dhe ka ndjekur trajnime të specializuara, ndër të
cilat vlen të përmenden:
Njohuri të avancuara për produktet me prejardhje shtazore dhe përvojë praktike në
industrinë e përpunimit të mishit “Apetit”.
Aftësi të forta organizimi, pavarësi dhe qëndrueshmëri në punë.
Vlerësim i lartë për punën ekipore dhe bashkëpunimin me kolegët.
Mendjehapur, energjik dhe me qëndrim pozitiv në çdo sfidë.
Njohuri të mira për sistemet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, veçanërisht për sistemin
HACCP.
Trajnimi me temë “Parandalimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura nga industria
ushqimore”.
Njohuri të thelluara për trajtimin dhe kontrollin e ujërave të pijshëm.
Pjesëmarrja në vizita studimore në:
o Fabrikën e trajtimit të ujërave në Leeuwarden, Holandë.
o Wetsus Universitetin Profesional për trajtimin dhe kontrollin e ujërave të pijshëm,
Leeuwarden.
o Fabrikën e trajtimit të ujërave në Spannenburg, Holandë.
“Historia ime tregon se çdo hap, qoftë në laborator apo në vendin e punës, është një mundësi për
të ndërtuar diçka të vlefshme. Këshilla ime për studentët është të mos ndalen së eksploruari dhe
së mësuari, sepse çdo përvojë është një gur themeli në suksesin e tyre – dhe këtë mundësi ua
ofron Universiteti ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë”, thotë ai.
