Shqipe Maliqi-Beqiri – shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në fushën e sigurisë
ushqimore
Shqipe Maliqi Beqiri ka përfunduar studimet në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në
Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku në vitin 2009 u diplomua në nivelin baçelor. Pas
disa vitesh përvojë profesionale, ajo vazhdoi edhe studimet master në të njëjtin fakultet, të cilat i
përfundoi me sukses në vitin 2016.
E pajisur me njohuri të thella teorike dhe praktike, Shqipja ka ndërtuar një karrierë të
qëndrueshme në fushën e teknologjisë ushqimore. Aktualisht, ajo është e angazhuar si teknologe
e ushqimit në laboratorin e analizave të qumështit të freskët pranë Agjencisë së Ushqimit dhe
Veterinarisë së Kosovës (AUVK), ku kontribuon drejtpërdrejt në mbrojtjen e shëndetit publik
përmes kontrollit të cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore.
Përveç punës së përditshme, Shqipe Maliqi-Beqiri ka pasuruar përvojën e saj edhe përmes
trajnimeve jashtë vendit dhe shkëmbimeve profesionale me vende të rajonit, duke fituar njohuri
të avancuara mbi standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore. Këto eksperienca kanë forcuar
aftësitë e saj profesionale dhe e kanë bërë një kontribuuese të rëndësishme në fushën e saj.
Historia e saj është një dëshmi se formimi akademik në Universitetin “Isa Boletini” i kombinuar
me përvojë dhe përkushtim të vazhdueshëm, hap rrugën drejt një karriere të suksesshme dhe me
ndikim.
“Puna ime tregon se përkushtimi dhe vazhdimësia në mësim sjellin gjithmonë rezultat.
Studentëve të rinj u këshilloj të përfitojnë sa më shumë nga studimet dhe të mos ndalen së
hulumtuari, sepse çdo përvojë është një mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre profesionale”,
thotë Shqipe Maliqi Beqiri.

Shqipe Maliqi-Beqiri